Martesë është një lidhje e gjatë mes dy personave, që zotohen që do ta kalojnë gjithë jetën bashkë.

Mirëpo, kur vajzat vihen përpara zgjedhjes: mes shoqeve të ngushta dhe bashkëshortit, lufta bëhet e vërtetë.

Nëse ju ndonjëherë ndiheni keq që dëshironi të kaloni më shumë kohë me mikeshat e ngushta sesa me partnerin, mos u shqetësoni, pasi nuk jeni të vetmet.

Një hulumtim i kryer së fundmi do t’jua qartësojë më shumë këtë gjë që u ndodh në përgjithësi të gjitha grave:

Sipas një sondazhi të kryer nga Champneys Health Spa UK, 50% e 1,517 grave që u pyetën, zgjodhën mikeshat e tyre më të mira, për t’u argëtuar dhe për të diskutuar problemet e tyre, në vend të bashkëshortëve të tyre.

Gratë treguan se askush nuk i kupton më mirë sesa mikeshat e tyre të ngushta. Me miken tuaj më të mirë, mund të flisni gjithçka pa u paragjykuar.

Plus, ka disa gjëra që gratë nuk mund t’i ndajnë me bashkëshortët e tyre dhe mikeshat janë personat e duhur për t’u rrëfyer.

Kur po mendoni për “shopping” për shembull, të parat që ju vijnë në mendje janë mikeshat e ngushta.

Ndarja e interesave të njëjta është një tjetër arsye e rëndësishme pse gratë preferojnë të kalojnë kohë me mikeshat e tyre më shumë se me burrat.

Gjithashtu, shakatë e njëjta, eksperiencat e turpshme dhe bisedat autentike janë themeli i miqësive të vajzave.

MUND TË JU PËLQEJNË