Kompania Frutex me brendet e saj Golden Eagle dhe Relax, po merr pjesë në panairin SIAL në Paris, që është panairi më i madh i ushqimit dhe pijeve në botë.

Në këtë panair që mbahet çdo dy vite, këtë vit po marrin pjesë 7020 biznese nga 120 shtete të botës, ndër to edhe Frutex.

Kompania Frutex, u shpreh e kënaqur me interesin e shfaqur nga vizitorë të shumtë të cilet e vizituan standin e tyre.

“Është mundësi e mire prezenca jonë këtu pasi që përmes takimeve kemi mundësi të krijojmë kontakte të reja me shumë partner ndërkombëtar, por besojmë edhe për të rritur imazhin e produkteve kosovare ”.

Vlen të theksohet se Frutex është zgjedhur si top-eksportuesi i vitit për 3 vite rresht, nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë.

Në panairin në Paris përveç kompanisë Frutex, po marrin pjesë edhe 9 kompani kosovare, pjesëmarrja e të cilave u mbështet nga MTI.

MUND TË JU PËLQEJNË