Tashme të gjitha përgatitjet janë bërë që Karnavali Golden Eagle të jetë një festë e madhe për gjithë qytetin e Suharekës.

Duke pasuar parasysh edicionin e parë të Karnavalin “Golden Eagle” vitin e kaluar ku pjesëmarrja e qytetareve ishte mjafte e madhe, në edicionin e tij të dytë sipas organizatorëve ky Karnaval pritet të ketë një pjesëmarrje masive nga të gjithë qytetaret, pasi interesimi i qytetarëve për edicionin e dytë po behet çdo ditë edhe më i madhe.

Në Karnavalin Golden Eagle do të përformojn mbi 20 grupe nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Kroacia, Spanja e Meksiko.

Fillimisht me parakalimin në qendër të qytetit, për te vazhduar me programin afër palestrës së sporteve.

Grupet qe do të marrin pjesë janë: “Baleti”, “Maskotat” Shoqëria Artistike “Jehona” ,Shoqëria Artistike “Koha”, Ansambli “Shota”, Artisti i rrugës “Karcocha”, “Mexico”, “Mirror Man”, banda frymore “Cesk Zadeja”, “Quest Style Creë” ,etj. Dhe në funde me një koncerte nga Ronela Hajati e Majk.

Kujtojmë se Karnavalin “Golden Eagle” mbahet me datë 22 Qershor duke filluar nga ora 17:00 dhe do të vazhdoj gjerë në orët e vona të mbrëmjes.

MUND TË JU PËLQEJNË