Në orët e vona të mbrëmjes së kaluar të shtëna me armë zjarri u dëgjuan në fshatin Maqiteve të Komunës së Suharekës.

Si pasojë e të shtënave me armë zjarri humbi jetën një 44-vjeçar.

Burime të Indeksonlinet bëjnë të ditur se personi që vdiq nga të shtënat me armë zjarri është Shaip Krasniqi.

Ndryshe nga Policia e Kosovës u tha se gjatë shikimit të vendit të ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale gjashtë gëzhoja të armës dhe katër pjesë metalike që dyshohet se janë të predhave të plumbit të armës së zjarrit.

“Ndërsa gjatë bastisjes se shtëpisë dhe automjetit të personit të dyshimtë, policia ka gjetur edhe armën e tipit pushkë gjysmautomatike me 2 fishekë dhe 2 gëzhoja me të cilën dyshohet se është kryer krimi”, thuhet nga PK-ja.

MUND TË JU PËLQEJNË