Data 22 qershor eshte rezervuar per Karnavalin “Golden Eagle” që per herë të dytë organizohet në qytetin e Suharekë dhe mirëpret të gjithë qytetaret e Kosovës, i cili pritet ti jepe llojllojshmërinë e shumë ngjyrave qytetit për të gjitha grup moshat pa dallim, ku grupet pjesëmarrëse do të shfaqin vlerat e tyre artistike për të gjithë pjesëmarrësit në Karnavalin “Golden Eagle”.

Organizatoret thonë që të gjithë përgatitjet tash më janë bëre, që ky Karnaval të kthehet në nje festë të madhe per qytetin.

Në edicionin e ti të dytë Karnavali “Golden Eagle” do të vijë me shumë surpriza, ku pjesëmarrëse do të jenë mbi njëzet grupe të ndryshme nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Kroacia, Meksika, Kili dhe Spanja dhe do ti argëtojnë pjesëmarrësit, fillimisht duke parakaluar për gjatë rrugës kryesore të qytetit, dhe do të zhvendosen në skenën kryesore ku do të përformojnë disa nga grupet, dhe kulmi i mbrëmjes do të jetë performanca në skenën e madhe nga Kastriot Rexha MAJK dhe Ronela Hajati.

Per veq argëtimit gjat Karnavalit qytetaret do te kenë mundesi qe te shërbehen edhe me ushqim me qmime simbolike në shtandet qe janë të vendosura në qytet.

Karnavalin “Golden Eagle” mbahet me datë 22.06.2019 duke filluar nga ora 17:00 dhe do të vazhdoj gjerë në orët e vona të mbrëmjes së 22 Qershorit.

MUND TË JU PËLQEJNË