Historia e fundit natën e sotme në programin “Dua të të bëj të lumtur” i’u dedikua një prej dëshmorëve të luftës së Kosovës, “Ushtarit Kavaja”, Indrit Cara.

Në program kishte ardhur komandanti Besim Gashi për të rrëfyer historinë e Ushtar Kavajës dhe për të falenderuar babain e Indritit, Lulëzimin.

I ftuar në studio ishte edhe drejtori i Fondacionit “Golden Eagle”, Shaqir Palushi, i cili i dhuroi një apartament në qytetin e Kavajës familjes së Indritit.
Gjithashtu ai u shpreh : Sonte jam ketu që të ju percjell një mesazh të qytetarëve te Suherekës:

– Faleminderit që keni lindur nje trim si Indriti,

– Faleminderit që keni edukuar ne frymen e atedhe dashurisë Indritin,

– Faleminderit që ja dhuruat Kosovës , Indritin,

Unë në jeten time kam provuar të bëjë të lumtur shum njerz dhe shum familje, por sonte jam shum i lumtur që jam pran jush , dhe çka do që them apo bëj është pak për juve.

Konsideroj që secili prej nesh kemi obligim që ti respektojm dhe kujdesemi për prinderit tanë.

Por ne në Kosovë kemi obligim që të respektojm e kujdesemi edhe për secilin prindër te dëshmorve.

Sepse gjaku i Indritit dhe dëshmorve të tjerë është liria e Kosovës.

E liria e Kosoves ma mundesoj që unë të punoj, e nga puna ime dua qe te kontriboj së paku nje pjesë të borxhit ti kthej familjes së Indritit.

Prandaj Fondacioni Golden Eagle i dhuron nje apartamen në Kavaj per një jetë më dinjitoze.

Ne sonte i dhuruam një shtëpi në Kavaj por nga një shtëpi keni në secilen familje në Suharekë.

Indriti kishte lindur në Kavajë dhe kishte përfunduar shkollën e mesme Skënderbej” dhe më pas kishte vazhduar studimet e larta për officer. Pas rënies së diktaturës në Shqipëri, si shumë shqiptarë Indriti kishte emigruar në Angli për një jetë më të mirë. Gjatë kohës që punonte në Angli ishte njohur me disa shqiptarë të Kosovës dhe kur lufta kishte nisur, Indriti kishte vendosur që t’i bashkohej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

MUND TË JU PËLQEJNË