Fondacioni Golden Eagle, në bashkëpunim me kompaninë Frutex, në Tetor të këtij viti kanë nisur fushatën për mbledhjen e fondeve për bursa studentore, ku për çdo pije të shitur Relax, ka ndar nga 5 cent.

Të shtunën, është organizuar ceremoninë e ndarjes së 100 bursave, ku të pranishëm ishin të gjithë studentët përfitues .

Drejtori i Fondacioni Golden Eagla, Shaqir Palushi tha se numri i studenteve që kanë aplikuar është mbi 600, komisioni për vlersim si kriter kryesor për përzgjedhje ka marr gjendjen social-ekonomike .

Shumica e përfituesve janë student qe jetojn me asistenc sociale, me nevoja të veqanta, pa prinder si dhe ata të cilet kanë prinder me nevoja të veqanta.
Vlera mujore e një burse do të jetë në 80 euro, derisa shuma totale do të shkojë në 72 mijë euro.

Përfitues të bursave,janë student nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Luginë e Preshevës.

MUND TË JU PËLQEJNË