Gold Ag është ribashkuar me shoqërinë e shkollës së mesme.

Gold Ag dhe shokët e tij nga shkolla e mesme kanë ‘rikthyer’ kohërat e vjetra, ata bënë një ribashkim në një nga restorantet e Prishtinës.

Është vetë këngëtari ai i cili hodhi një fotografi nga ky takim në profilin e tij në Instagram, ku bashkë me ta shihen edhe kujdestarët e klasës për çfarë Ariani i falënderoi që iu bashkuan.

“Pas 14 vitesh u takuam përsëri shoqëria e klasës nga shkolla e mesme. Falenderojmë kujdestaret Ilirjana Çarkaxhiu dhe Shehrije Balaj gjithashtu edhe profesoreshën e gjuhës angleze Dritën që na u bashkuan në këtë mbrëmje”. /Lajmi.net/

MUND TË JU PËLQEJNË