Çiftit të porsa martuar i kanë bërë befasi pjesë e së cilës ishte edhe Gold AG.

Futbollisti i njohur shqiptar, Ermir Lenjani, i ka dhënë fund beqarisë.

Ai ka kurorëzuar dashurinë e tij me martesë, me partneren, Herolinda, e çifti këtë datë të rëndësishme kanë vendosur ta përcjellim me një dasmë madhështore, me të ftuar special.

Në dasmë nuk kanë munguar as befasitë, pjesë e një prej të cilave ishte edhe reperi i njohur Gold AG.

Ndryshe dasma ishte me rreth 400 të ftuar e udhëhequr nga prezantuesi Labinot Gashi- Labi, kurse atmosferë të mrekullueshme kanë krijuar këngëtarët Meda dhe Vjollca Haxhiu./Lajmi.net/

MUND TË JU PËLQEJNË