Gold AG këto ditë po qëndron në Mekë.

Gold AG gjatë qëndrimit në Mekë ka publikuar disa imazhe në rrjete sociale, shkruan lajmi.net.

Së fundi, ai ka ndarë me ndjekësit një fotografi, përmes së cilës ka përshëndetur fansat e tij, duke shkruar “Ju përshëndes prej zemre”.

Reperi ka postuar edhe një tjetër fotografi, në të cilën tregoi se temperatura në atë vend është 31 gradë celsius.

Kujtojmë që projekti i fundit nga Gold AG është “Ushtria e Kosovës”, në duet me Kastriot Tushën.

MUND TË JU PËLQEJNË