Gold AG i ka shkruar disa vargje për Halil Kastratin e Elvis Naçin.

Reperi Arian Agushi ka treguar edhe njëherë aftësinë e tij për të shkruar tekste.

Ai në Facebook u ka kushtuar vargje dy hoxhollarëve të njohur, Halil Kastratit dhe Elvis Naçit të cilët po ashtu njihen si humanista shumë të mëdhenjë. Aty Goldi njërin e quan prind e tjetrin mbret.

“PRINCI E MBRETI. Të faleminderit ty o më i mëshirshmi mëshirues. Që i fale vendit tonë këta kandila ndriçues. Jan komandant suprem të Kosovës e Shqipnisë. Që të dy kan një betejë luftë kundër varfërisë
Këso burra ndër shekuj shumë kan pas shqiptarët. Që nga të mirat e tyre lakmojnë pushtetarët
Sa familje i ndihmuan nuk i zë dot lista. Kur i falenderon shteti i quan humanista
E për çudi rrallë kush ja thot emrin e parë. A mos harrove vallë që janë hoxhallarë. Po, po hoxhallarë janë të vetmit n’këtë mjedis. Një e quajn Halil ndërsa tjetrin Elvis. Kan përkrahje tmadhe nga vendasit e gurbetçarët. A po e shihni si jan bashk shqiptarët për shqiptarët. Pa dallim feje e pa dallim partie
Jan gëzimi i çdo nëne, plaku e fëmije. Jan në çdo qytet , jan në çdo katund. Ku trokasin n’derë dhimbjet marrin fund. E di se jan pa gjumë shumë ditë e shum net. Na vizitojnë çdo ditë e jo në katër vjet. A e din oj politikë pse populli i dojnë. Se këta çka e flasin atë e veprojnë. Lum ne që i kemi princin edhe mbretin. Se këta e kan synim Xhenetin jo pushtetin.ARIAN AGUSHI03 Qershor 2019″, janë fjalët e reperit pranë postimit të fundit./Lajmi.net/

MUND TË JU PËLQEJNË