Emri i Arbnora Ademaj ka disa ditë që ka vërshuar të gjitha mediat rozë.

Kjo për shkak se ajo pritet që shumë shpejt ti bashkëngjitet një filmi turk, shkruan Kosovarja.

Bukuroshja e shumë epiteteve në Kosovë, ka arritur që të depërtojë edhe në mediat turke dhe të priten shumë surpriza nga ajo si në sferën e aktrimit ashtu edhe në disa të tjera.

Tashmë, nuk mund të shohësh asgjë tjetër, përveç duke u përfolur për sukseset e saj dhe hapat e mëtutjeshëm në karrierë që priten shumë shpejt të jenë pjesë e jetës së saj.

E, këtyre sukseseve të saj iu janë gëzuar shumë familjarë, shoqëri e kolege. Ndër to, po del të jetë edhe shoqja e saj e pandashme Blerona Zeqiri, ku njëherit ndan të njëjtin profesion – moderatore, ashtu si Arbnora.

Aq sa është gëzuar për të, sikur edhe është mërzitur paska për faktin që tanimë ajo do të jetë më aktive në Turqi se sa në vend, teksa edhe kishte shkruar “Më shkoi shoqja”.

Sigurisht, që kjo gjë edhe është pritur nga një mikeshë si kjo, sepse sikur e dijmë kanë një shoqëri shumë të pastër dhe këtë e dëshmojnë prezenca e tyre në ndeja të ndryshme, në pushime, në ditëlindje, ahengje e shumë manifestime të tjera. /Kosovarja/

 

MUND TË JU PËLQEJNË