Gold AG e ka uruar Kosovën pranë një fotografie në të cilën shihet krah Rexhep Selimit.

Kosova dje ka votuar për t’i zgjedhur institucionet e reja ndërsa bazuar në rezultatet e para Lëvizja Vetëvendosje po del të jetë fituese e këtyre zgjedhjeve.

Nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Instagram ku shihet krah Rexhep Selimit, reperi i njohur shqiptar, Arian Agushi-Gold AG e ka uruar Kosovën.

“KOSOVË TË PRIFTË E MBARA GJITHMONË  URIME”, ka shkruar ai.

Kujtojmë se në bazë të dhënave të publikuara në faqen e KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 197.966 vota ose 25,79%./Lajmi.net/

MUND TË JU PËLQEJNË