Familjes Konjufca i shtohet edhe një anëtare.

Nënkryetari i VV-së, Glauk Konjufca dhe bashkëshortja e tij, Emira Bajçinca sot u bënë prindër për herë të dytë.

Ata u bekuan edhe me një vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin Erena. “19. 12. 2019 Mirë se erdhe! ERENA Glauk Konjufca”, shkroi gruaja e Glaukut në Facebook.

Glauku dhe Emira u martuan në një ceremoni private në vitin 2011. Ata kanë edhe një vajzë, Knidën, e cila në muajin shtator mbushi katër vjet./rtv21

MUND TË JU PËLQEJNË