Partia Demokratike e Kosovës është duke vazhduar insistimin e saj që Glauk Konjufca të japë dorëheqjen nga posti i kryetarit të Kuvendit.

Shef i Grupit parlamentar të kësaj partie, Bedri Hamza ka deklaruar se kjo kërkesë bazohet në lidhjet e Konjufës me grupin kriminal, “Syri i popullit”.

“Ai është i lidhur ngushtë me njërin prej protagonistëve, Sadri Ramabaja, asamblistin e VV-së. Aktivitetet e kësaj organizate, të dënuar për veprimtari terroriste, janë produkt i një fushate të gjatë intensive. Kjo fushatë u përshkallëzua në akte dhune, me gurë, molotov, vezë, e gaz lotsjellës e deri te djegia e veturave të partive”, ka thënë ai.

Më tej, Hamza theksoi se fushata sistematike e VV-së kulmoi me “Syrin e popullit” e cila, sipas tij, e kishte përgatitur një plan për vrasjen e figurave politike.

“Këtë plan e nisën me një tentativa për vrasje. Kosova nuk meriton të ketë në krye të institucioneve një politikan që ka lidhje me familjarët e syrit të popullit. Vv-ja është dashur të distancohet dhe të dënojë veprimtarinë e saj.

Për kë të arsye, krye-parlamentari duhet urgjentisht të jap dorëheqje që ta ruaj karakterin ligjor të postit të kryetarit të Kuvendit”, është shprehur ai.

MUND TË JU PËLQEJNË