Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka pyetur LDK’në se pse nuk reagoi kur u shkarkua ish deputetja nga ajo parti, Nekibe Kelmendi, ndërsa tash kërkuan mocion për shkarkimin e një ministri.

“Për ata që duan të nxjerrin lot krokodili për zonjën Osmani vetëm votoni mocionin siç ka kërku ajo. Sa i përket asaj që LDK shumë është hidhëru me shkarkimin e Veliut, unë e kam një pyetje për LDK, ku ishte ajo kur u shkarkua znj. Nekibe. Hashim Thaçi ja u ka shkarkuar Nekiben, LDK e ka ulë kokën. Pse? Sepse për ta më e rëndësishme është partneriteti afatgjatë që nuk po munden të shkëputen me partitë tjera, PDK’në”.

“Ne i kemi fitu zgjedhjet me agjendë të qartë kundër korrupsionit e krimit të organizuar. Këto argumente të LDK fare nuk qëndrojnë, këto për mocion”.

“Kjo është propagandë e neveritshme, nuk ka fuqi në botë që e ndryshon afërsinë e Kosovës me miqtë ndërkombëtar”.
“Ne po duam qeveri me PDK’në, qiky është qëndrimi i LDK’së”, tha ai gjatë seancës.

MUND TË JU PËLQEJNË