Këngëtarja Yllka Kuqi është ndër emrat më të njohur të skenës muzikore në vend. Ajo, është tejet e pranishme me projekte të reja, që zgjojnë kurreshtje. Yllka, komentohet shumë edhe për pamjen e jashtme, shkruan “Kosovarja”.

Bukuroshja nga Gjakova sapo ka publikuar videoklipin e këngës “Po sillna”, ku edhe një herë godet me muzikë, tekst dhe perfoermancë.

Vitet e fundit, Yllka është komentuar pafundësisht edhe për veshjet më ekstravagante, megjithëse këngëtarja nuk e sheh pamjen e jashtme si armën e saj më të fortë, shkruan “Kosovarja”.

“Të kesh forcë të brendshme dhe menquri është arma më e fortë”, thotë Yllka, e cila që një farë kohe po investon mjaftë edhe për paraqitjen e saj të jashtme.

Yllka, megjithatë nuk i sheh si fuqinë më të madhe të saj vijat e trupit, linjat, etj. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË