Sigurisht se nuk jeni e lumtur me heqjen e qimeve me dyllë apo edhe me ndonjë mënyrë tjetër, mbase e keni menduar se heqja e qimeve me laser është opsioni i duhur.

Heqja e qimeve me laser tashmë është bërë një procedurë e thjeshtë dhe e zakonshme.

Por janë disa gjëra që duhet të dini para se të bëni këtë procedurë.

Përfitimet e heqjes së qimeve me laser
Laserët janë të mirë për heqjen e qimeve të padëshiruara nga fytyra, këmbët, mjekra, shpina, duart, sqetullat dhe nga zonat tjera të trupit.

Disa prej përfitimeve të heqjes së qimeve me laser përfshijnë:

Precizitetin: Laserët mund t’i shënjestrojnë qimet e zeza e të trasha duke e lënë lëkurën përreth të padëmtuar.

Shpejtësinë: Çdo ‘puls’ i laserit merr më pak se një sekondë dhe mund t’i trajtojë shumë qime njëherazi. Zonat e vogla, siç është pjesa e sipërme e buzëve, mund të trajtohen brenda një minute. Ndërkaq zonat e mëdha, siç janë këmbët apo shpina, mund të trajtohen brenda një ore.

Parashikueshmëria: Shumica e pacientëve kanë rënie permanente të qimeve pas mesatarisht tri-shtatë sesioneve.

Çfarë duhet të prisni gjatë kësaj procedure?
Pak para procedurës, qimet tuaja do të prehen në vetëm pak milimetra mbi sipërfaqen e lëkurës. Zakonisht kjo ndodh 20-30 minuta para procedurës me laser. Pajisja e laserit përshtatet duke u bazuar në ngjyrën, trashësinë dhe lokacionin e qimeve, por edhe në bazë të ngjyrës së lëkurës.

Në fund të procedurës, juve mund t’ju jepen kuba akulli, krem antipezmatues apo locione, ose ujë të ftohtë për ta lehtësuar ndonjë parehati.

Rikuperimi dhe rreziqet
Pas një apo dy dite, zona e trajtuar e lëkurës do të duket sikurse e rrezitur nga dielli.

MUND TË JU PËLQEJNË