Rruajtja e këmbëve mund të jetë një detyrë paksa e mërzitshme – por nëse e bëni siç duhet, ju nuk do të keni nevojë ta kapni briskun e rrojës aq shpesh sa bëni tani.

Vera është këtu, gjë e cila për shumicën nënkupton se këmbët janë jashtë! Të gjitha femrat duan të kenë këmbë të pastra dhe të bukura kur dëshirojnë të veshin fustane dhe mini-funde, por kjo gjë arrihet vetëm me rrojën e përsosur, e cila gjithashtu ndikon që të rruheni më rrallë.

Për një rrojë më të mirë dhe më të pastër, ndiqni këto këshilla:

Bëni dush para rrojes
Qimet e hidratuara prihen më lehtë, ndërsa një dush i nxehtë ndihmon në heqjen e vajrave nga lëkura për një prerje sa më të pastër.

Sipas Cosmopolitan, zhytja e këmbëve në ujë për dy deri në tre minuta është sasia optimale e cila kërkohet për një rrojë të përsosur – 15 deri 20 minuta vlerësohet si periudhë tejet e gjatë dhe ep anevojshme.

Mos e shtypni shumë briskun
Mos vendosni shumë presion në briskun tuaj – kjo këshillë do t’ju ndihmojë t’i parandaloni prerjet dhe pezmatimet e ndryshme të lëkurës.

Gjithmonë përdorni brisk të ri
Mund t’ju duket si këshillë e panevojshme ngase mund ta keni ditur edhe vet, por gjithmonë keni parasysh se brisku i freskët i siguron rezultatet më të mira – dhe është më higjienik. Brisku i ri ofron prerje më të mirë të qimeve dhe i parandalon pezmatimet e ndryshme. /Telegrafi/

MUND TË JU PËLQEJNË