A mund të jetë e rrezikshme për shëndetin heqja e qimeve pubike?

Kjo është pyetje e cila është eksploruar nga ekspertët e shëndetit përgjatë shumë viteve, transmeton Telegrafi.

Përderisa disa mendojnë se heqja me dyllë apo rruajtja e qimeve në zonën intime i rritë shanset e infeksioneve, tjerët besojnë se një zonë pa qime është më e mirë.

Dr. Shree Datta, gjinekologe, thotë se kjo pyetje është paksa e komplikuar.

Sipas saj, heqja me dyllë dhe rruajtja e qimeve nuk i shkaktojnë dëm trupit.

Por, në disa raste, ka shanse që trupi mund të reagojë keq.

Nëse vuani nga gjëndrat e mbyllura të qimeve, atëherë rruajtja dhe heqja me dyllë vetëm jua përkeqëson gjendjen.

Edhe skleroza liken – sëmundje e lëkurës që shfaqet në pjesën hyrëse të vagjinës – duhet të trajtohet para se t’i largoni qimet në atë pjesë.

Edhe heqja me dyllë mund të shpie në reaksion negativ nëse dylli që po e përdorni është shumë i nxehtë.

“Në shumicën e rasteve heqja me dyllë është krejtësisht në rregull, por nëse keni plagë të hapura të lëkurës, ulcerë apo infeksion, mundohuni ta shmangni”, ka këshilluar gjinekologia.

MUND TË JU PËLQEJNË