Një ndër zërat më të popullarizuar e të dëgjuar tash e shumë vite është edhe këngëtarja Leonora Jakupi.

Leonora nisi qysh në moshë të re të këndoi, duke magjepsur që atëherë publikun me vokalin dhe paraqitjet e saja, shkruan “Kosovarja”.

E meqë të gjithë artistët janë duke u përgatitur që të sjellin surpriza të bukura për festat e fundvitit, duket se Leonora ka vendos të qëllojë në shenjë.

Kemi parë disa postime të saj me fustan të bardhë ku dukej madhështore, ndonësë kishe paralajmëruar projektin por nuk kishte dhënë më shumë detaje.

E sot u kuptua që e gjithë kjo parapërgatitje që po merr vëmendje nuk është edhe pa shkas, pasi që ajo dhe këngëtari ose më mirë të themi ikona e muzikës shqipe Sabri Fejzullahu po sjellin duetin “ Simpatia e shkollës” që do të publikohet këtë të premte.

Duke pasë parasysh që kemi të bëjëm me dy emra të mëdhenjë padyshim që kjo këngë do shndërrohet në hitin e këtij vitit që po lëmë pas dhe tjetrit që po vie./Kosovarja/.

MUND TË JU PËLQEJNË