Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një femër e cila kishte ardhur nga Zvicra në Kosovë është raportuar e zhdukur nga babai i saj nga e mërkura.

“Ankuesi mashkull shtetas i Zvicrës ka raportuar se vajza e tij viktima femër shtetase e Zvicrës ka vizituar Kosovën dhe që nga data 03.10.2018 në orën 18:00 ka humbur kontaktin me të”, thuhet në raport.

Sipas policisë, njësia përkatëse policore ka arritur të gjejë viktimën, e cila është dërguar në QKUK, për të vazhduar pastaj me procedurat e me tejme.

 

MUND TË JU PËLQEJNË