Tashmë të gjithë e njohin Gëzimen, bukuroshen shqiptare e cila nuk ka shumë kohë që është bërë reja e Remzie Osmanit.

Ajo ka kurorëzuar dashurinë e saj me Hamzën muaj më parë, dasma e të cilëve bëri bujë të madhe dhe zgjoi kureshtjen e të gjithëve për të mos iu ikur asgjë, shkruan Kosovarja.

Ndonëse mendohej se pas dasmës do të bëhej një shuarje e vërtetë rreth çiftit kjo nuk ndodhi aspak, pasi ende më shumë publiku po interesohet për jetën e tyre.

Meqë është kështu, dyshja shumë e famshme dhe e ndjekur janë mjaft shumë aktiv në rrjetet sociale, ku mundohen që kohë pas kohe ti informojnë adhuruesit e tyre me përditshmërinë e tyre.

Duke parë interesimin e shumtë më shumë për paraqitje të Gëzimës, është ajo vet që po iu plotëson fansave të saj këtë dëshirë, duke ardhur ashtu siç presin dhe dëshirojnë ata.

Siç dihet, pasi jemi shqiptarë të gjithë hapin sytë se kur do ta shohin më shpesh Gëzimen të veshur në veshje tradicionale, ashtu edhe siç e do zakoni që një nuse e sapomartuar të paraqitet kështu.

Por, edhe Gëzimja si shumë reja të estradës na doli tamam nuse e traditave, zakoneve që nuk e ka fare mërzi ti veshë të gjitha veshjet e nusërisë.

Ashtu edhe siç ndodhi rëndom së fundi, e cila publikoi disa video, ku shihej e veshur me dimi e dallamë. Me këtë veshje Gëzimja shkëlqente, dhe po që bëri që të gjithë të mahniten me bukurinë e saj. /Kosovarja/


MUND TË JU PËLQEJNË