Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së rizgjedhi Isa Mustafën kryetar të kësaj partie edhe për një mandat katërvjeçar, shkruan “Kosovarja”.

Është ky mandati i tretë i Isa Mustafës në krye të kësaj partie, pas Kuvendit të ashtuquajtur “Kuvendi i karrigeve”, kur ishte ndarë e përçarë LDK-ja.

Kuvendi i mbajtur në Hotelin “Emerald”, në periferi të Prishtinës, ishte nën ethe të kësaj partie. Por, doli më lehtë se që pritej. U rizgjedh kryetari Isa Mustafa edhe për mandatin e tretë në këtë parti.

Por, jo të gjithë delegatët që morën pjesë u ndanë të kënaqur me zgjedhjen e z. Mustafa.

I pari që reagoi ishte ish-presidenti Fatmir Sejdiu dhe ish-kryetar i LDK-së. Duke i braktisur punimet e kuvendit, deklaroi se e drejta e tij për kandidim ishte cenuar qëllimisht nga kreu i partisë.

Për zotin Sejdiu votuan 77 delegatë, nga 350 sa ishin në sallë, shifër që eliminonte nga gara Fatmir Sejdiun të merrte timonin e kësaj partie.

Zgjedhjen e Isa Mustafës për krterar të LDK-së e kritikoi ashpër edhe Melihate Tërmkolli, duke e quajtur Isa Mustafën “ministër të Rrahman Morinës”!

Sidoqoftë, rizgjedhja e Isa Mustafës kryetar i LDK-së edhe për një mandat, llogaritet si krizë e LDK-së, e cila nuk kishte guxim të aplikonte garë konkurrente për një mandatar tjetër partie. Safet Krivaça /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË