Si duket Lidhja Demokratike e Kosovës, (LDK), i është gëzuar fort, kandidaturës së Vjosa Osmanit për kryeministre në zgjedhjet e jashtëzakonshme që pritet të mbahen më 6 tetor, shkruan Gazeta Insajderi.

Shtrëngime dhe përqafime janë parë në fotot të cilat i kanë publikuar disa nga kryesuesit e LDK-së.

Më pak i përmbajtur nga gëzimi është parë Kujtim Shala. Ai është parë duke e përqafuar Osmanin dhe duke qeshur nga gëzimi.

Përveç Shalës, edhe kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka postuar dy fotografi në llogarinë e tij në Facebook, ku shihet ai bashkë me Osmanin dhe Shalën me mbishkrimin “Me Vjosën#kryeministre”.

I lumtur është shprehur edhe Avdullah Hoti, i cili ka shkruar në Facebook, me Vjosën, ndërsa sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri ka thënë për Vjosën se e kemi kërkuar dhe ja ku e kemi.

“Anëtarë dhe simpatizantë të LDK-së, E kërkuam dhe ja ku e kemi Kryeministren e ardhshme të Kosovës Vjosa Osmani”, ka shkruar Beqiri.

Ndryshe, Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka vendosur sot që ta nominojë Vjosa Osmanin për kryeministre.

Kreu i LDK’së, Isa Mustafa, në konferencën për media, pas mbledhjes, tha se mes Lutfi Hazirit dhe Vjosa Osmanit, është vendosur për këtë të fundit.

MUND TË JU PËLQEJNË