Ministri në detyrë i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka pritur në takim këngëtaren Genta Ismajli.

Këngëtarja Genta Ismajli, përmes një fotografie në Instagram, ka treguar se u prit në takim nga ministri në detyrë i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi.

Ajo ka postuar një imazh nga ky takim, ku tha se shumë shpejt do të vijnë projekte të reja, duke mos dhënë detaje rreth tyre.

“Kënaqësi të isha në takim sot me Ministrin e MASHT z.Shyqiri Bytyqi. Shumë shpejt me projekte të reja”, ka shkruar ajo.

Mbetet të shihet se për çfarë projektesh është fjala. /Lajmi.net/

MUND TË JU PËLQEJNË