Reperi kosovar përmes një shkrimi të postuar në llogari në Facebook ka folur për disa dukuri të cilat janë të pranishme në vendin tonë, që çdo qytetar ballafaqohet me to.

Madje artisti ka thënë se zgjedhjet nuk sjellin ndryshme, por ndryshimi jonë fillon kur ndryshojmë problematikat dhe mentalitetin tonë.

Ky është postimi i tij i plotë:

1. Perderisa i drejtohemi njeri tjetrit me “o bir” dhe cdo te dhjeten fjale e kemi “pasha robt” ku kjo e fundit i referohet antareve te familjes te cilet i konsiderojme rober,

2. Perderisa ne lajmet si ” nje shqiptar vr*et gruan sepse e kapi ne tradheti ” dhe shkruhen mbi 5000 komente ” mir ja ka bo k****” duke arsyetuar vr*asjen dhe stimuluar vr*asjet e reja

3. Perderisa na kthehet ne teme nacionale nje dasem, e bejme te famshme nje grimere, ose tallemi me persona me probleme mendore

4. Perderisa ne mesin tone ka njerez qe shpifin , fyejne, ofendojne figurat me te rendesishme kombetare

5. Perderisa femijet i cojme me telefona smart te llojit te fundit ne shkolle qe nga klasa e pare

6. Perderisa e shkruajme shqipen per faqe te zeze

7. Perderisa marrim ne telefon drejtori e profesora per ti share pse i kane vene femijes note te ulet me merite

8. Perderisa para baneses kemi plot letra e mbeturina

9. Perderisa behen figura popullore djem kri*minelesh, politikanesh te korruptuar,

10 Perderisa nenat udhezojne vajzat e tyre te lidhen me djem qe kane leke si kriter kryesor

11. Perderisa pa cliruar veten duam te ikim ne shtete te huaj te clirojme te tjeret

12. Perderisa behemi patriote vetem ne ndeshje sportive

Dhe mijera gjera tjera

Vertete mendoni qe ndryshimi thelbesor arrihet me nje pale zgjedhje ?

Ndryshimi jone fillon kur ndryshojme keto me larte. Deri atehere jemi ne piken zero.

MUND TË JU PËLQEJNË