Kohë më parë në media bëri buji lajmi se Gena i kishte propozuar martesë këngëtares Genta Ismajli, shkruan GazetaBlic.

I ftuar në emisionin “Seven Bizz” ai ka folur për projektet e tij, koncertet, si dhe edhe rreth këtij ‘propozimi të famshëm’.Gena tregoi se gjithçka ishte për shou në atë koncert ku dhe ndodhi e gjithë kjo.

“Kjo është shumë e vërtetë që i kam propozuar, por pjesa tjetër është se ka qenë një show i koncertit që kemi bërë, dhe për ta bërë më interesant në publik, pasi ishte momenti që Genta të dilte në skenë.

Menjëherë u mor vesh nga mediat dhe u bë pak si e vërtetë, por megjithatë kjo ishte një para show”, tha Gena.

MUND TË JU PËLQEJNË