Fustani i famshëm i Princeshës Diana, që mbante veshur kur kërceu me John Travoltën në Shtëpinë e Bardhë, është nxjerrë në shitje për 350 mijë paund.

Në qershor të vitit 1997, vetëm dy muaj para vdekjes, Diana e nxori në ankand fustanin për 100 mijë paund, para të cilat ajo i dhuroi për organizatën bamirëse Aids. Biznesmenja Maureen Dunkel e bleu fustanin dhe e mbajti derisa falimentoi në vitin 2011.

Ajo e nxori atë në ankand, por nuk u shit. Në fund të marsit 2013, fustani u ble nga një britanik si dhuratë për të kënaqur bashkëshorten e tij. Kjo ishte hera e fundit që fustani u nxor në ankand publik, deri tani. Princesha e Uellsit i la të gjithë pa mend kur veshi fustanin e mbrëmjes në darkën shtetërore në vitin 1985.

Pamjet e saj të vallëzimit u bënë virale në gjithë botë, ndërsa aktori e përshkroi si “një përrallë”. Princesha e ndjerë e veshi fustanin edhe në katër raste të tjerë të mëdha, përfshirë gjatë një vizite shtetërore në Austri në vitin 1986 dhe një mbrëmje në Royal Opera House në 1991.

Gjithashtu e veshi në portretin që ju bë nga Lord Snowden në 1997. Fustani do dalë në ankandin Kerry Taylor Auctions në Londër në 9 dhjetor dhe konsiderohet një nga veshjet më ikonike të princeshës britanike.

MUND TË JU PËLQEJNË