Motrat Mustafa janë ndër zërat më të dëgjuar dhe më të dashur në gjitha trojet shqiptare.

Nga to u dëgjua vetëm muzikë e mirfilltë shqipe, e të tilla vazhdojnë edhe sot duke sjellur vlera përmes këngëve të tyre, shkruan “Kosovarja”.

Ndonëse tetë motrat kanë talent për këndim më të njohurat dhe më të dashurat janë Safetja dhe Sahidja.

Kur flasim për Safeten kujtojmë se me gjithë sprovën e madhe që e pati në familje ajo doli mbanë me vullnet dhe përkushtim.

Pavarësisht gjithave ajo u dallua gjithmonë për elegancën dhe sharmin e saj. E sot këngëtarja ka mahnitur me një fotografi në Instagram.

Me një fustan tejet elegant, grim e flokë të rregulluar bukur, Safetja ka lënë pa fjalë të gjithë, sikur të ishte në moshën e vajzës së saj. Zonjë e vërtetë./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË