Princeshë Diana është padyshim një ikonë mode, e cila vazhdon edhe sot inspiron shumë vajza, por edhe shtëpitë e modës.

Stili i Dianës është komentuar pafundësisht dhe arriti të hynte në zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën me stilin e saj të pashoq, i cili mbahet mend edhe sot.

Stili i saj i sofistikuar diktoi shumë trende në botën e modës, sepse ishte shumë i veçantë.

Shkëlqimi dhe eleganca e saj ishin të pakohë. Veshjet e saj më të veçanta “casual” tani janë shumë në mode dhe shumë prejt tyre sot janë më në modë dhe trend se kurrë.

Kostumet

Kostumet e saja mbretërore jo vetëm se nuk janë shuar, por edhe sot janë inspirim për trende të ndryshme.

Atletet e famshme të quajtura ‘grandpa sneakers’

Sot ato janë një ndër trendet më të fuqishme, por duhet të theksojmë se ‘grandpa sneakers’ i kemi parë tek princeshë Diana më herët.

Streçet e famshme të çiklizmit

Streçet e çiklistëve të viteve ’80 dhe ’90 bënë namin këtë sezon veror dhe të gjithë menduam se këtë trend e sollën motrat Kardashian, por jo. Me këtë trend na ka prezantuar shumë kohë më përpara pricneshë Diana.

Kuadratat

Moda e kuadrateve duket se është përfshirë mjaft suksesshëm në botën e modës, pasi ky print rezulton të jetë më i pëlqyeri në sezonin vjeshtë-dimër.

Princeshë Diana i adhuronte shumë dhe shpesh e kemi parë teksa vishte kostume apo pantallona me kuadrata.

MUND TË JU PËLQEJNË