Një mashkull vazhdimisht është nën ethe nga mundësia që një mashkull tjetër më i pashëm ose edhe më i pasur do t’ia rrëmbejë të dashurën nga duar.

Disa hulumtime kanë zbuluar se çka i frikëson meshkujt dhe çfarë u sillet nëpër mendje kur në pyetje janë lidhjet dhe marrëdhëniet. Meshkujt frikësohen nga lidhjet, ndërsa më shumë kanë frikë se mos lëndohen.

Për këtë arsye ata shpesh ngurrojnë të lidhen seriozisht me një femër, edhe pse ndaj saj ka ndjenja të forta. Prandaj atij i duhet më shumë kohë para se të marrë vendimin e tij final.

Për këtë arsye femrat në asnjë mënyrë nuk guxojnë t’i bëjnë presion partnerit të tyre që të bëjë hapin në drejtim të një lidhjeje serioze. Në anën tjetër xhelozia te meshkujt është shprehje e pasigurisë, sepse kanë frikë nga konkurrenca. Një mashkull vazhdimisht është nën ethe nga mundësia që një mashkull tjetër më i pashëm ose edhe më i pasur do t’ia rrëmbejë të dashurën nga duart.

Pa marrë parasysh se sa shumë mundohen e kanë të vështirë të përballohen me ndjenjat e tyre e edhe më të vështirë t’i ndajnë me partneret e tyre. Meshkujt janë të mësuar që vetë t’i zgjidhin problemet e tyre. Lajmi i mirë është se ata kanë ndjenja, por rrallëherë se do t’i shprehin ato, prandaj kjo bën që femrat të kenë frikë të lidhen me ta.

MUND TË JU PËLQEJNË