Ende nuk janë bërë 24 orë prej publikimit të këngës së re të Noizyt dhe Varrosit.

Mirëpo projekti muzikor ‘Manekene’ ka marrë shumë klikime në kanalin zyrtar në Youtube, shkruan lajmi.net

Deri në momentin e publikimit, Noizy e kishte mbajtur sekret reperin me të cilin do të vinte në duet në këtë këngë dhe fansat mezi prisnin që kënga të dalë.

Përkrahja ishte poashtu e madhe nga kolegët e tij dhe shoqëria të cilët i kanë përkrahur duke ua shpërndarë këngën andaj edhe modelja Françeska Jaçe e bëri këtë për Noizyn dhe Varrosin.

‘E dua këtë’ ka shkruar ajo pranë postimit në Instastory.

MUND TË JU PËLQEJNË