Ai ka publikuar një fotografi me Capital T Hoxhë, Halil Kastrati është themeluesi i organizatës “Jetimat e Ballkanit”, që merret me aktivitete bamirëse.

Jo rrallë hoxhën e kemi parë përkrah reperit të njohur, Capital T i cili po ashtu njihet për aktivitete bamirëse që i bën. Dyshja bashkarisht iu kanë ndihmuar familjeve në nevojë. Halil Kastrati ka publikuar një fotografi me reperin në Instagram, ku ka shkruar: “Me habibin Trim Ademi Capital T. Zoti e ruajt”.

Me habibin Trim Ademi Capital T. Zoti e ruajt  Hoxha njihet për bamirësi dhe deri tash ka ndihmuar mbi 1 mijë familje. Ndërkaq, Trimi në muajin qershor gjatë festës së Fitër Bajramit u ka blerë rroba tre fëmijëve, të cilët më pastaj i ushqeu. Me ta Kapo realizoi një video, për të cilën tha se nuk po e bën me qëllim promovimi, por ai ka theksuar se kjo bëhet me 1 milion arsye për ta motivuar dikë të veprojë ashtu./21Media


MUND TË JU PËLQEJNË