A e dini që disa nga të famshmit shqiptar, figura të njohura të biznesit, politikes, muzikës e modës, kanë angazhuar femra filipine si shërbëtore e dado, shkruan “Kosovarja”.

Kjo traditë në vendin tonë u pri nga biznesmeni dhe politikani Behxhet Pacolli, i cili në shtëpinë e tij në Kosovë ka të angazhuar një numër të madh grash nga Filipinet, që pastrojnë, shërbejnë dhe kujdesen për mbarëvajtjen e shtëpisë.

Burime të “Kosovares”, bëjnë të ditur se edhe dizajneri Valdrin Sahiti ka angazhuar një filipineze për tu kujdesur për vajzën e tij.

E, një femër nga Filipinet e ka angazhuar edhe çifti Altuna Sejdiu dhe Patris Berisha. Filipinezja kujdeset për të birin e tyre dhe të gjitha punët e shtëpisë. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË