Një recetë e cila kërkon pak mjeshtëri në përgatitje, por që në fund do të rezultojë me një pjatë shumë elegante dhe të shijshme.

Nevojiten:

-Katër fileta shojze të detit prej 200 g

-550 g domate të prera në katrorë (nga konserva) me erëza

-400 g spinaq

-një qepë

-100 g bademe të grira

-2 lugë erëza për peshk

-4 lugë vaj ulliri

-kripë dhe piper

Përgatitja:

Ngroheni furrën në 200 gradë. Në tenxhere ngrohni 2 lugë vaj në temperaturë mesatare dhe fërgoni qepën e grirë imët.

Pastaj shtoni domatet, zieni në temperaturë mesatare 5-7 minuta dhe përzieni spinaqin e pastruar dhe bademet e grira.

Qitni kripë dhe piper sipas dëshirës dhe qiteni në enë rezistuese ndaj zjarrit me dimensione 33:23 cm.

Sipër rendisni filetat e shojzës, qitni erëzat për peshk, qitni vajin e mbetur të ullirit dhe piqeni në furrë 12 – 15 minuta.

Ju bëftë mirë! .

MUND TË JU PËLQEJNË