Ata që po e bëjnë krenarë popullin e Kosovës janë padyshim sportistët  nga fusha të ndryshme, shkruan “Kosovarja”.

Me talentin e tyre dhe vullnetin për pune po ia arrijnë të dalin triumfues kudo në botë.

I tillë është edhe 14 vjeçari Ideal Maxhuni, i cili e filloi karrien e tij si fëmijë dhe po vazhdon suksesshëm.

Qysh nga mosha 6 vjeçare ai nisi të luaj në klubin e tij të parë Besëlidhja, kupastaj kaloi si transferim ne klubin “KF Ramiz Sadiku” ku dhe shkelqeu me paraqitjet e tij si një mbrojtës fantastik dhe luftarak.

Me tipare superiore të një qendërmbrojtësi, Ideali premton shumë për të ardhmen në Kombëtaren e Kosovës dhe ndoshta do të shkëlqejë edhe në ndonjë ekip të njohur botëror.

Ndryshe, Ideali bashkë me ekipin e tij “KF Ramiz Sadiku”, u bë kampion mbarkombëtar në turneun më të madh në Shqipëri, sponsorizuar nga Digitalb dhe Ipko.

Në këtë turne ata korrën suksese të shumta duke mposhtur shumë ekipe nga Kosova dhe Shqipëria./Kosovarja/

 

MUND TË JU PËLQEJNË