Ditën e djeshme, deputeti nga radhët e LDK-së, Naser Osmani mori gjithë vëmendjen me fotografinë e publikuar nga pushimet e tij, e cila u komentua nga fjalët më të ndryshme për veshjen e tij.

I veshur me pantallona të shkurtra ngjyrë të verdhë, dhe bluzë të bardhë, deputeti i LDK-së pozoi tërësisht i lagur.

Ndonëse u komentua gjatë, ai sot ka bërë një reagim tjetër përmes një postimi, ku shfaqet krejtësisht ndryshe nga fotoja e djeshme.Deputeti shfaqet i veshur në këmishë e kravatë, në një ‘slefie’ në zyre, ndërsa shprehet se duke qenë deputet të tjerët mendojnë se duhet edhe në deti të shkohet i tillë.

‘Disa mendojn…vetem që je person publik edhe në deti duhet të shkohet me kravat”, shkroi Naser Osmani./GazetaBlic/.

MUND TË JU PËLQEJNË