Fifi ka publikuar edhe një mesazh domethënës.

Fifi është një nga këngëtaret më të dashura në estradën shqiptare, ajo shquhet për tekstet që shkruan ku secila këngë përmban një mesazh në vete.

Së fundmi këngëtarja ka ndarë një fotografi nga vegjëlia të cilën e ka përcjellë edhe me një shkrim frymëzues dhe falënderues ku thotë:

“Little Filloreta, nuk jam pishman për as edh nji gjë në jetën tem.. kam kalu deri më sot sfida, brryla, kam qare, kam qesh, jam çu, kam dashuru e do dashuroj prap jetën. Faleminderit Zot që çdo ditë më jep mundësinë të jetoj një ditë më shumë, e më jep forcë me u inspiru e frymëzu prej rutinës që jetoj e njerëzve që më rrethojnë. Un jam një grua e fortë, po un jam.. e di çka du dhe e di pse du diçka. Me dashuri Filloreta R.”

MUND TË JU PËLQEJNË