Fifi dhe Flor Mumajesi janë një nga dyshet që janë përfolur më së shumti në showbizzin shqiptar.

Duke filluar që nga publikimi i videos ku ata shfaqeshin duke kënduar shumë pranë njëri-tjetrit, si dy të dashuruar thashethemet nuk kanë pushuar më se midis tyre ka më shumë se miqësi.

Më pas provokimet e ndryshme për një këngë të re me producentin, i shtuan akoma më shumë këto zëra. Fifi është bërë pjesë e opsionit “pyetje-përgjigje”në Instagram dhe sigurisht që nuk mund të mungonin pyetjet për Flori Mumajesin.

E pyetur për lajmet që dolën pak kohë më parë për dyshen, Fifi tha se nuk është mërzitur fare për to, madje grupin Threedots të Mumajesit të cilin e quan familje.

Fifi shprehet se për këngën e saj të re është frymëzuar te dashuria dhe tani sapo na bëri akoma më lëmsh. Për kë dashuri e ka fjalën këngëtarja?/gazetametro.net

MUND TË JU PËLQEJNË