Këto ditë çifti i famshëm Nora Istrefi dhe Robert Berisha kanë qenë kryetemë e mediave rozë.

Kjo pas lajmit që i dhanë fund lidhjes së tyre 13 vjeçare të dashurisë, shkruan “Kosovarja”.

Se qysh e tek erdhi puna deri këtu protagonistët akoma nuk kanë dhënë detaje, veç një njoftimi në facebook qe e bëri Roberti ku edhe tregoi se gjithçka ka marrë fund.

Ky ishte një lajm befasues për shumicën e njerëzve, të cilët nuk e prisnin të vinte puna deri këtu.

Megjithatë u bë ajo çka u bë. Tash në mesin e tyre është vajza e vetme Renee e cila do të jetoj ndaras nga prindërit.

Vogëlushja dje u pa me babain e saj Robertin  kurse sot me Norën.

Pas gjithë kësaj rrëmuje në media, Nora u shfaq me Renen, për të cilën ka gjetur kohë ta shetisë në vende të ndryshme.

Kjo është hera e parë që Nora u shfaq me të pas ndarjes, duke mos komentuar asgjë./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË