Sipas renditjes së Forbes në “Miliarderët e Botës”, ka gjithsej 239 femra në listë këtë vit, që vijnë nga vende të ndryshme të botës dhe industri të ndryshme si minierat, pasuritë e patundshme, financat, farmaceutika, dhe të tjera.

Përveç parave të arritura nga vetë femrat nëpërmjet bizneseve dhe industrive të ndryshme, një pjesë e tyre përbëhet edhe nga paratë e trashëguara.
Lista e 10 femrave më të pasura në botë është gjithashtu mjaft interesante për një gjë: mungesa e diversitetit.

Është vetëm një femër aziatike pjesë e listës së ’10 femrave më të pasura’. Pjesa tjetër është nga perëndimi. Kjo gjë dëmton bisedimet për shpërndarjen e pasurisë në një ekonomi të globalizuar.

MUND TË JU PËLQEJNË