Lëkura është materiali i preferuar për stinën e vjeshtës dhe të dimrit.

Është një stil klasik, por që vitet e fundit po përdoret shumë dhe po kthehet në një lloj trendi. Për vjeshtën dhe dimrin e këtij viti, siç duket vajzat e njohura të botës së showbiz-it më së shumti preferojnë fustanet e lëkurës.

Pjesa më e madhe e tyre zgjedhin ngjyrat e errëta që shkojnë përshtat edhe me stinën. Modelet e fustaneve të lëkurës janë shumë unikë dhe në përgjithësi mund të përdoren në evente ose dhe në një mbrëmje mes miqsh.

Nëse nuk keni ide se cili model është më i bukur dhe cili u përshtatet më shumë më poshtë do të gjeni ide të shumta nga vajzat e famshme shqiptare dhe jo vetëm.

MUND TË JU PËLQEJNË