Ende nuk është mbyllur 2018-a, por mund të themi me plot gojën se ishte një vit jashtëzakonisht i suksesshëm për Era Istrefin.

Pas pjesëmarrjes së saj në Kupën e Botës, ku performoi këngën zyrtare të kampionatit botëror përkrah Will Smith dhe Nicky Jam, këngëtarja publikoi dy hite “Prisoner” e xhiruar në Xhamajka dhe më pas ajo e fundit “Oh God” me Konshens.

Edhe Instagram-i e “respektoi” pasi në opsionin “Giphy” të bisedave dhe postimeve që ju dëshironi, nëse kërkon do të shihni se është shtuar edhe Era Istrefi.

Në ditët e fundit të verës, Era ka dhënë një intervistë për britaniken “Spindle Magazine” ku ka folur për emocionet në eksperiencën e saj si zëri zyrtar në kupën e botës si dhe për karrierën ndërkombëtare.

E siç duket, sukseset e Erës jashtë kufijve shqiptarë s’kanë fund pasi ajo është nominuar për çmimet “BreakTudo Awards 2018” në kategorinë e “International New Artist” (Artisiti i ri ndërkombëtar), ku marrin pjesë shumë emra të njohur të muzikës ndërkombëtare.

MUND TË JU PËLQEJNË