Humoristi i njohur Rasim Thaçi, ka publikuar një imazh të rrallë nga arkiva e tij, teksa pranë tij shihet edhe një figurë tjetër e dashur dhe e njohur për publikun shqiptar.

Bëhet fjalë për Sinan Vllasaliun, për të cilin humoristi në fjalë, ju vë në sprovë në rast se e njihni apo jo, pasi që fotoja është e qartë se daton prej vitesh, shkruan Kosovarja.

Përmes kësaj fotoje, Rasim Thaçi-Cima, bëri të ditur edhe raportin e tij me këngëtarin e njohur, i cili duket se është po i njëjti edhe pas kaq vitesh.

Të dashur e të adhuruar në të njëjtën kohë, dyshja e njohur vazhdojnë të argëtojnë publikun shqiptar kudo, me arti që bëjnë.

/Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË