Enrique Iglesias dhe bashkëshortja e tij, Anna Kournikova, javë më parë janë bërë prindër, ndërsa ata e kishin mbajtur sekret edhe shtatzëninë për një kohë të gjatë.

Ishte vëllai i këngëtarit ai i cili zbuloi lajmin për lindjen Annës. Në një intervistë për radiotelevizionin kilian ADN, ai tha se këngëtari ishte bërë baba për herë të tretë, por pa dhënë detaje mbi emrin apo gjininë e bebit.

Enrique ka publikuar një fotografi në Twitter së bashku me vajzën e porsalindur dhe ka treguar se foshnja ka lindur më 30 janar 2020. Kujtojmë se Enrique dhe Anna janë prindër edhe të dy fëmijëve të tjerë, binjakëve Lucy dhe Nicholas/

 

MUND TË JU PËLQEJNË