Çka është Shën Valentini, kjo datë që festohet edhe në Kosovë?

Nga historia kujtojmë se Shën Valentini ishte një shenjtor, që ka jetuar në shekullin e tretë në Romë, i cili përkujtohet në datën 14 shkurt.

Ai është lidhur që nga mesjeta me simbolin e dashurisë së sinqertë, transmeton “Kosovarja”.

Ndonëse nuk dihet shumë për të, përveç faktit që quhej Shën Valentin dhe se vdiq më 14 shkurt në rrugën “Flaminia” në veri të Romës.

Që nga ajo kohë , Dita e Shën Valentinit festohet në shumë vende të botës .

Karakteristikat e kësaj date janë të shumta, sipas studimeve femrat blejnë rreth 85 për qind të dhuratave për Shën Valentin.

Kurse rreth 220.000 mijë propozime për martesë bëhen zakonisht çdo Shën Valentin.

E dhurata më e shpeshtë që bhet në mbarë botën janë lulet, shkruan “Kosovarja”.

Studimi tutje thotë se rreth 110 milionë trëndafila të kuq dhe një miliard çokollata shiten dhe dërgohen gjatë tri ditëve para festimit të Shën Valentinit.

Trëndafilat ishin edhe tek ne dhurata më e shpeshtë që morën femrat nga të dashurit, bashkëshortët e tyre.

Në vazhdim iu sjellim disa nga fytyrat publike që u surprizuan me lule:

/Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË