Ka vdekur nga koronavirusi, familjari i këngëtarit të njohur.

Këngëtari i njohir Enrique Iglesias ka humbur njerkun nga virus i tmerrshëm që ka mbërthyer botën, COVID-19, shkruajnë mediat e huaja.

Biznemeni i njohur spanjoll Carlos Falco 83 vjeç ndërroi jetë disa ditë më parënë spital universitar në Madrid nga pneumonia e shkaktuar nga koornavirusi.

Falco ishte bashkëshorti i Isabel Preysler, nënës së Enrique Iglesias, dhe babai i Tamara Falcos. Enrique Iglesias ditën e djeshme me anë të një statusi në Instagram i dedikoi disa fjalë prekëse njerkut të tij duke i bërë dhe një apel njerëzve që të qëndrojnë në shtëpi.

“Po kalojmë kohë të vështira nga kjo emenrgjencë që ka njerëz, shumë persona, përfshirë edhe familjen time. Është koha të qëndroni në shtëpi dhe të jeni të vetëdijshëm për të dashurit tuaj. Ju dërgoj një përqafim shumë të madh dhe shpresoj t’ju shoh shumë shpejt. Kurajo!-shkruan këngëtari i njohur në Instragram.

Kujtojmë që Spanja është një nga vendet më të prekura nga koronavirusi, ku deri tani numri i viktimave ka shkuar në 3,647 dhe 49,515 të infektuar.

https://www.instagram.com/p/B-KnZMiBdpu/?utm_source=ig_embed

 

MUND TË JU PËLQEJNË