Enis Bytyqi u martua me të bukurën Rina, në një dasmë madhështore. E organizuar perfekt deri në detajin e fundit ishte dasma e tyre, që u mbajt në njërën nga restaurantet e Ferizajit, shkruan rtv21.

Për argëtimin e mysafirëve u përkujdes Fadil Keca me band dhe Besnik Qaka me band. Nga disa video që u postuan në rrjetin social Instagram u pa se atmosfera ishte në maksimum dhe të pranishmit po e shijonin çdo moment të dasmës.

Madje një nga momentet më të veçanta ishte kur Besnik Qaka e këndon këngën “Rina Rina”, që u publikua para gjashtë viteve e kjo këngë i shkon mjaft shumë çiftit.

Në disa video u pa çifti teksa vallëzonin nën ritmin e kësaj kënge, e Enisi i këndonte gruas këtë këngë me plotë dashuri.

Ndryshe, Enis Bytyqi ka publikuar dje në llogarinë e tij në Instagram një fotografi me bashkëshorten e tij, ku ka falënderuar të gjithë ata që kanë marrë pjesë në dasmën e tij.

Në këtë fotografi përrallore çifti duken mjaft bukur dhe më të lumtur se kurrë më parë. Të pranishëm në këtë dasëm ishin edhe Sinan Hoxha e gruaja e tij Andrra Destani, që u dokën mjaft bukur.

MUND TË JU PËLQEJNË