“Mirë se erdhe në PDK, Eliza” Artisja e njohur, Eliza Hoxha sot i është bashkuar PDK-së.

Këtë e ka bërë të ditur i pari i kësaj partie, Kadri Veseli, i cili në një postim në Facebook i ka uruar mirëseardhje asaj dhe ka njoftuar se Hoxha do të jetë e angazhuar në Degën e PDK-së në Prishtinë.

“Mirë se erdhe në PDK, Eliza. Profesionalizimi dhe dashuria jote për Prishtinën janë vlerë e madhe në Dekadën e Re, ndërsa PDK mbetet hapësira më e mirë për secilin që ka vizion, plan dhe dëshirë për ta ndryshuar vendin.

Me ty dhe të tjerët, Dega e PDK-së në Prishtinë i jep Kryeqytetit atë që po i mungon prej kohësh: vullnetin për t’ia zgjidhur problemet.”, ka shkruar Veseli.

Partia Demokratike e Kosovës ka nisur historinë e saj qeverisëse nga viti 2001-2004, kur atëherë u zgjodh kryeministër Bajram Rexhepi, bashkë me dy ministra nga tabori i kësaj partie. PDK aktualisht është duke zhvilluar procesin e brendshëm zgjedhor./21Media

MUND TË JU PËLQEJNË